AKA pjesë e shënimit të 20-vjetorit të ASHE – Kroacia
Akreditimi2025-11-26T09:56:50+02:00Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka marrë pjesë në Zagreb, në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Shkencë dhe Arsim të Lartë të Kroacisë (ASHE). Delegacioni i AKA-së përbëhej nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), prof. Hasnije Ilazi; Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, z. Naim Gashi; Udhëheqësja e Divizionit për Buxhet dhe Financa, znj. Merita Rama; dhe zyrtari i lartë për monitorim, z. Betim Sherifi. Përfaqësuesit e AKA-së u pritën në një takim të veçantë nga drejtoresha e ASHE, znj. Danijela Horvatek Tomić, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e [...]