KShC kërkon nga IAL-të që të krijojnë më shumë hapësira për kuadrot e reja
Akreditimi2021-12-20T19:40:30+02:00Gjatë një vizite në Universiteti e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) më 20.12.2021, Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, ka kërkuar nga institucionet e arsimit të lartë (IAL) në Kosovë që të krijojnë më shumë hapësira për kuadrot e reja. Kryetarja Ilazi ka thënë se përfshirja e profesionistëve të rinj në sistemin e arsimit të lartë, sidomos nga fushat ku ka mungesa të profileve të caktuara, ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë në programet studimore. Ajo ka thënë se institucionet e arsimit të lartë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë, Agjencia e Akreditimit, komuniteti akademik dhe studentët janë bërë partnerë [...]