Agjencia e Akreditimit dhe Asociacioni amerikan ATMAE bashkëpunojnë për nxitjen e cilësisë në arsimin e lartë
Akreditimi2021-11-06T22:31:07+02:00Me ftesë të agjencisë homologe amerikane - Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri Aplikative (ATMAE), e cila bën akreditimin e të gjitha programeve akademike në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë në ShBA, delegacioni i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe MASHTI-it (Qendra NARIC), qëndruan për një javë në Orlando të Floridas në SHBA. Gjatë takimeve me homologët amerikanë, ATMAE ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur AKA-në me ekspertë eminentë për të nxitur zhvillimin e programeve akademike në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë në Kosovë. Drejtuesit e ATMAE kanë shprehur gatishmërinë që stafi i AKA-së të përfshihet, në cilësinë e ekspertëve [...]