AKA pjesë e Konferencës Vjetore të ATMAE – Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri të Aplikuar
Akreditimi2025-10-23T23:03:39+02:00Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Prof. Asoc. Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Departamentit për Vlerësim dhe Akreditim, z. Arianit Krasniqi, morën pjesë në Konferencën Vjetore të Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri të Aplikuar (ATMAE), e cila u mbajt në Memphis, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të kësaj konference, delegacioni i AKA-së zhvilloi takime me Presidentin e Bordit të Akreditimit, Dr. Ahmad Zargari, Kryetarin e Bordit të Drejtorëve, z. Walt Pozgay, Drejtoreshën për Akreditim në ATMAE, znj. Amy Good, si dhe me akterë të tjerë relevantë në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në [...]