Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon trajnim për ekspertët e akreditimit
Akreditimi2024-11-15T16:30:15+02:00Më 15.11.2024, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi një trajnim gjithëpërfshirës për ekspertët të cilët do të përfshihen në procesin e akreditimit institucional dhe të programeve. Trajnimi pati në fokus ndryshimet e fundit në standardet dhe rregulloret e akreditimit, dhe kishte për qëllim të njoftojë ekspertët me kriteret dhe pritshmëritë e reja. Pjesëmarrësit u udhëzuan në detaje për hartimin e raporteve të vlerësimit dhe për mënyrën e llogaritjes së përputhshmërisë me standardet. Kjo iniciativë paraqet një vazhdimësi të përkushtimit të AKA-së për të mirëmbajtur standarde të larta dhe për të siguruar përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë në sektorin e arsimit [...]