Gjatë vizitës në Kolegjin Biznesi, KShC prezanton projektin për digjitalizim
Gjatë një vizite në Kolegjin Biznesi, anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe drejtues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) prezantuan projektin për digjitalizimin e përgjithshëm të proceseve të akreditimit. Anëtarët e KShC-së, profesoresha Krenare Pireva Nuçi dhe profesori Dukagjin Zeka, prezantuan punën që po bëhet në hartimin e Planit të Fizibilitetit për Digjitalizim, i cili pritet të jetësohet gjatë vitit të ardhshëm. Në këtë mënyrë i gjithë procesi i akreditimit, riakreditimit dhe validimit do të digjitalizohet, duke filluar nga procesi i aplikimit e deri te vendimmarrja. Dekani i Kolegjit Biznesi, Shyqri Kabashi tha se bashkëpunimi i drejtpërdrejt i [...]