About Akreditimi
This author has not yet filled in any details.So far Akreditimi has created 566 blog entries.
KShC dhe AKA vizitojnë AQ Austria
Akreditimi2022-12-15T19:10:19+02:00Duke filluar nga e mërkura, më 14 dhjetor 2022, anëtarët e KShC-së dhe anëtarët e stafit të AKA-së po vizitojnë AQ Austria për një vizitë treditore si pjesë e projektit të binjakëzimit ndërmjet dy agjencive. Projekti financohet nga ADA si pjesë e Projektit HERAS+. Gjatë vizitës, praktikat dhe përvojat më të mira do të ndahen midis anëtarëve të agjencivë homologe, dhe AQ Austria po ndan gjithashtu shumë informacion në lidhje me përputhjen e tyre me standardet ESG 2015 dhe mësimet e nxjerra gjatë vititeve të kaluara.
Me iniciativën e saj, AKA bëhet anëtare e Rrjetit Global të Integritetit Akademik (GAIN)
Akreditimi2022-12-05T14:13:07+02:00Sot, më 5 dhjetor 2022, AKA mori pjesë në takimin inaugurues të Rrjetit Global të Integritetit Akademik. AKA u përfaqësua nga z. Flamur Abazaj, ku rrjeti mbajti takimin e parë, dhe u prezantuan të gjithë anëtarët e synuar të rrjetit dhe dhanë komente për një sërë temash të prezantuara nga kryesuesit e rrjetit. Rrjeti Global i Integritetit Akademik është një konsorcium agjencish për cilësinë dhe integritetin e arsimit në mbarë botën që bashkojnë forcat për të luftuar rritjen e shërbimeve tregtare të mashtrimit akademik që synojnë studentët, dhe ai mbështetet nga një sërë organesh të rëndësishme ndërkombëtare arsimore, si ENQA, Rrjeti [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë aprovoi listat e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit
Akreditimi2022-11-25T18:22:42+02:00Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e mbajtur më 24.11.2022, ka shqyrtuar dhe miratuar listën e ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët do të marrin pjesë në procesin e akreditimit të programeve të studimit gjatë vitit të ardhshëm. Në këtë listë janë aprovuar ekspertë eminentë të fushave të ndryshme të studimit. KShC në mbledhjen e radhës ia ka bërë një analizë aktiviteteve të Planit Strategjik dhe janë dhënë udhëzime për planin e aktiviteteve të vitit të ardhshëm. Këshilli është njoftuar me procesin e verifikimit të bartësve të programeve akademike dhe procesin e monitorimit. Në këtë [...]
AKA prezanton në takimin dymujor të CEENQA
Akreditimi2022-11-16T16:40:10+02:00Në takimin dymujor të CEENQA të mbajtur më 16.11.2022, Zyrtari i Lartë për Monitorim dhe Vlerësim i AKA-së, Flamur Abazaj, mori pjesë dhe prezantoi Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe punën e saj në vitin 2022. Në takim edhe agjencitë tjera homologe evropiane prezantuan punën e tyre, dhe u ndanë praktikat dhe mësimet e nxjerra. AKA është anëtare e plotë e CEENQA (Rrjeti i Agjencive të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë të Evropës Qendrore dhe Lindore)
Përmbyllet me sukses procesi i deklarimit për 2835 staf akademik në Kosovë
Akreditimi2022-11-01T14:18:50+02:00Në mbledhjen e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), të mbajtur më 01.11.2022, është konstatuar se mbrëmë në mesnatë është përmbyllur me sukses procesi i deklarimit të 2835 staf akademik në Republikën e Kosovës. Më 31.10.2022 ka përfunduar edhe procesi i aplikimit për akreditim dhe riakreditim të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre studimore. Konform udhëzimit administrativ, deklarimi i stafit akademik bëhet nga data 1 deri më 31 tetor të secilit vit në platformën elektronike të AKA-së të quajtur E-Akreditimi. Ekipi i AKA-së ka konstatuar se platforma elektronike E-Akreditimi ka qenë në funksionalitet të plotë, pa asnjë minutë [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim ndan mirënjohje për Projektin QAINT
Akreditimi2022-10-31T11:22:50+02:00Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, me rastin e përmbylljes me sukses të aktiviteteve, ka ndarë mirënjohje për Projektit QAINT. “Sukseset dhe të arriturat e Agjencisë së Akreditimit në tri vitet e fundit, i atribuohen gjithashtu edhe bashkëpunimit dhe përkrahjes nga Projekt QAINT”, thuhet në mirënjohjen e AKA-së, të cilën e ka dorëzuar, zyrtari i lartë, Shkëlzen Gërxhaliu. Projektit QAINT është financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) në partneritet me MASHTI-n. Ky projekti është donatori kryesor i Agjencisë së Akreditimit. Përgjatë tri viteve të kaluara organizatat partnere të QAINT: KEC, ORCA dhe ZSI kanë bashkëpunuar dhe e [...]
Presidenti i ENQA-s i dorëzoi drejtorit të AKA-së vendimin për Statusin e ri të Agjencisë së Akreditimit
Akreditimi2022-10-28T11:06:19+02:00Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), që po mbahet në Stokholm të Suedisë, Presidenti i ENQA-s, Douglas Blackstock, edhe zyrtarisht, i ka dorëzuar drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, vendimin për statusin “afilliate” të AKA-së. Vendimi për dhënien e statusit “affiliate” për AKA-në e ka marrë Bordi i ENQA-s më 20 shtator 2022, ndërsa AKA është njoftuar për këtë vendim më 3 tetor 2022. Pas marrjes së statusit të ri në ENQA, është krijuar mundësia që AKA të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) ka mbajtur mbledhjen e 106-të
Akreditimi2022-10-26T11:01:11+02:00Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e 106-të, të mbajtur më 25.10.2022, shqyrtoi një numër kërkesash të paraqitura nga Institucionet e Arsimit të Lartë dhe organizatat e shoqërisë civile. Të gjitha institucionet do të komunikohen për vendimin e marrë gjatë mbledhjes sipas kërkesave të tyre. KSHC gjithashtu ka marrë vendimin për anulimin e Konferencës CHAIR. KSHC dhe AKA do të shqyrtojnë informacionin dhe resurset e mbledhura deri më tani, me shpresën se konferenca mund të organizohet me një grup të madh agjencish dhe subjektesh pjesëmarrëse. Me respekt, Agjencia e Kosovës për Akreditim
Komisioni Evropian: Agjencia e Akreditimit ka zbatuar rekomandimet e ENQA-s
Akreditimi2022-10-13T17:33:47+02:00Komisioni Evropian, në Raportin për Kosovës që u publikua më 12.10.2022 në Bruksel, ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim ka zbatuar rekomandimet e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) që lidhen me pavarësi institucionale dhe financiare. “Pas përjashtimit nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA) ka zbatuar rekomandimet që kanë të bëjnë me pavarësinë institucionale dhe financiare, si dhe rritjen e numrit të stafit”, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovë. Pavarësia institucionale dhe financiare dhe rritja e kapaciteteve humane kanë qenë rekomandimet kryesore [...]