Përfaqësues të Ambasadës Amerikane për vizitë në Agjencinë e Akreditimit
Akreditimi2022-10-12T09:15:04+02:00Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, kanë pritur në takim përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Prishtinë, znj. Kelsey De Rinaldis, zëvendës zyrtare për çështje publike dhe znj. Remzije Potoku, specialiste në Ambasadën Amerikane për politika të edukimit. Në takim është diskutuar për përkrahjen institucionale dhe financiare të Ambasadës Amerikane për Agjencinë e Kosovës për Akreditim si dhe për punën e AKA-së në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë. Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, tha se AKA po e realizon me [...]