AKA prezanton Udhëzuesin për Rritjen e Përfshirjes së Studentëve në Proceset e Cilësisë në Arsimin e Lartë në Kosovë
Akreditimi2022-06-02T12:54:35+02:00Me financimin dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Agjencia e Kosovës për Akreditim organizoi eventin për të prezantuar Udhëzuesin për Përfshirje të Studentëve në kuadër të projektit “Rritja e Përfshirjes së Studentëve në Procedurat e Sigurimit të Cilësisë në arsimin e lartë”. Qëllimi i këtyre ngjarjeve informative ishte shpalosja e Udhëzuesit para përfaqësuesve të institucioneve të arsimit të lartë si dhe para përfaqësuesve të organizatave studentore të të gjitha institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë. Brenda dy ditëve, ekspertja ndërkombëtare e projektit znj. Anca Prisacariu prezantoi parimet si dhe mënyrat se si mund të rritet pjesëmarrja [...]