AKA – ASCAL do të bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Akreditimi2021-12-01T12:55:58+02:00Drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) në Shqipëri, gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë janë dakorduar që të bashkëpunojnë në fushën e ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë ndërmjet dy shtetet. Delegacioni i AKA-së, i përbërë nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi; drejtori i AKA-së, Naim Gashi dhe anëtari i KShC-së, profesori Dukagjin Zeka, janë pritur në takim nga drejtoresha e ASCAL-it në Shqipëri, Xhiliola Bixheku dhe Erjon Xhako, Sekretar i Bordit të Akreditimit. Përfaqësuesit e dy shteteve kanë identifikuar fushat përkatëse [...]