Agjencia e Akreditimit përfiton nga projekti i Shteteve të Bashkuara – USKEB
Akreditimi2023-08-11T13:59:51+02:00Bordit për Shkëmbim Edukativ ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës (USKEB), i ka konfirmuar Agjencisë së Kosovës për Akreditim se është pranuar për financim “Hartimi i një analize tematike për akreditimin e programeve të studimit” nëpërmes Programit të Specialistëve Fulbright. Sipas këtij projekti, një ekspert/e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përkrahë Agjencinë e Akreditimit për hartimin e një analize tematike për procesin e akreditimit në nivel të programeve të studimit. Analiza tematike është një nga kriteret që AKA duhet të plotësojë në nivel substancial. Pika 3.4 e Standardeve dhe Udhëzuesve për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Evropiane të [...]