Dispozitat Ligjore dhe Përgjegjësitë

Përgjegjësitë primare të AKA-së janë:

  • Akreditimi i institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë;
  • Akreditimi i institucioneve të reja të arsimit të lartë dhe programeve të tyre;
  • Akreditimi i programeve të reja në institucionet e akredituara të arsimit të lartë;
  • Kontrolli i vazhdueshëm i cilësisë në institucionet e akredituara dhe programeve të tyre.

Dispozitat Ligjore

Agjencia e Kosovës për Akreditim është agjenci publike për vlerësimin e cilësisë në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë. Përmes procesit të akreditimit përkrahë zhvillimin e cilësisë në këto institucione. Përgjegjësitë e AKA-së dhe kriteret e akreditimit janë dhënë përmes këtyre dokumenteve:

Obligimet ligjore të Agjencisë  së Kosovës për Akreditim janë:

  • Të interpretoj kriteret e cilësisë të përcaktuara me ligj, përmes hartimit të udhëzimeve dhe standardeve të cilësisë për akreditim;
  • Zhvillimi i instrumenteve për kontrollimin e rregullt të institucioneve te arsimit të lartë  nëse kërkesat e shtruara (nga AKA) janë plotësuar;
  • Pjesëmarrja aktive në projekte per bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e akreditimit dhe të sigurimit të cilësisë;
  • Raportimi vjetor për veprimtarinë e saj.