Agjencia e Kosovës për Akreditim ju uron Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!
Akreditimi2023-12-24T13:37:53+02:00Urojmë që 2024 të jetë vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë! Me respekt, AKA
Urojmë që 2024 të jetë vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë! Me respekt, AKA
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 118-të, të mbajtur më 21.11.2023, i ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet për akreditim institucional dhe i ka aprovuar ato. Në këtë mbledhje, KShC i ka analizuar aplikacionet për akreditim të programeve dhe ka diskutuar për dinamikën e zbatimit të këtij procesi gjatë vitit të ardhshëm. Këshilli Shtetëror i Cilësisë i ka shqyrtuar aplikacionet dhe ka vendosur për plotësimin e listës së ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar kërkesat dhe ankesat drejtuar KShC.
Më 8 nëntor 2023, u mbajt takimi i parë i Grupit punues për hartimin e akteve nënligjore që dalin nga Ligji për AKA-në. Ky grup punues përbëhet nga përfaqësues të Këshillit Shtetëror të Cilësisë i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Komisionit të Ankesave në AKA, si dhe përfaqësues nga MASHTI, Ministria e Financave, Instituti UPCO Cluster, Konferenca e Rektorëve dhe Shoqëria Civile. Kryesuesja e grupit punues, njëherit kryetarja e KSHC-së, znj. Hasnije Ilazi njoftoi të pranishmit me planin e punës të këtij grupi i cili ka për qëllim zhvillimin e akteve nënligjore që dalin nga Ligji për AKA-në. Anëtarët e grupit [...]
Përfundimet e nxjerra nga Konferenca Ndërkombëtare e AKA-së 2023 për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë Të mbledhura dhe të shkruara nga Klemen Miklavič, Aqim Emurli dhe Arta Basha-Jakupi Prishtinë, 26.09.2023 Hyrje Kosova është vend i ri evropian sui generis. Anketat dhe atmosfera e përgjithshme në popullatën e saj tregon qartë afinitetin me vlerat dhe normat evropiane. Identiteti i fortë evropian i bën banorët dhe shoqërinë e Kosovës ndër komunitetet më të orientuara drejt BE-së në mbarë Evropën. Prandaj, ekziston një legjitimitet i fortë për miratimin e zgjidhjeve normative evropiane në të gjithë sektorët, përfshirë arsimin e lartë. Sigurimi i [...]
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, i publikuar në Bruksel më 08.11.2023, e vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) si institucion që ka zbatuar rekomandimet për pavarësi institucionale e operacionale si dhe për rritjen e kapaciteteve. “Në shtator 2022, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) mori statusi i anëtarit affiliate të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Agjencia është aktualisht në procesin e aplikimit për anëtarësim në ENQA dhe Regjistrin Evropian të Sigurisë së Cilësisë. Kosova ka miratuar Ligjin për AKA-në, që synon të rrisë pavarësinë operative të agjencisë dhe transparencën e [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me shumë sukses procesin e deklarimit të 2700 pjesëtarëve të stafit akademik të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. Sipas legjislacionit në fuqi, koha e deklarimit të stafit akademik për vitin e ri të studimeve është nga data 1 deri më 31 tetor dhe ky proces është kryer me shumë sukses. Si rezultat i avancimit të sistemit dhe ngritjes së resurseve humane, AKA konfirmon se platforma elektronike ‘E Akreditimi’ ka qenë aktive dhe nuk ka pas asnjë problem teknik në funksionimin e saj. Për të përfunduar me sukses [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka nënshkruar kontratë me operatorin ekonomik për digjitalizimin e proceseve të brendshme, me mbështetje të projektit HEI25. Projekti ka për qëllim që t’i digjitalizojë proceset dhe shërbimet e brendshme të AKA-së, përfshirë këtu aplikimin për akreditim, proceset monitoruese, deklarimin e stafit akademik, informimin akademik, gjenerimin e konfirmimeve etj. Softueri për akreditim, i cili do të zhvillohet me këtë rast, do të ketë 6 lloje të ndryshme të shfrytëzuesve: anëtarët e KShC-së, zyrtarët e AKA-së, ekspertët ndërkombëtarë, menaxhmentin dhe stafin e IAL-ve, studentët. Ky softuer do të mundësojë interaksion në mes të akterëve të ndryshëm, sipas detyrës [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 117-të të mbajtur më 20.10.2023, themeloi Grupin punues për hartimin e rregulloreve që dalin nga Ligji i ri i AKA-së. Ky grup do të përbëhet nga përfaqësues të KShC-së, AKA-së, Komisionit të Ankesave, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Konferencës së Rektorëve, Institutit UPCO dhe përfaqësuesit të shoqërisë civile. Në mbledhjen e KShC-së janë shqyrtuar disa raporte të monitorimeve. Gjithashtu janë shqyrtuar kërkesat dhe ankesat e parashtruara. Këshilli ka diskutuar lidhur me listën e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit dhe [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), ka ndarë certifikata për tre studentët vullnetarë që kanë kontribuar në organizimin e Konferencës ndërkombëtare të AKA-së, të mbajtur në Prishtinë më 26 shtator 2023. Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi, iu ka ndarë certifikata për punën vullnetare tre studentëve të Universitetit të Prishtinës: Taulant Gashi, Zanë Rexha dhe Albnor Sejdiu. Konferenca ndërkombëtare ishte një ngjarje me rëndësi të madhe për AKA-në dhe për tërë komunitetin e arsimit të lartë në Kosovë, dhe kontributi i studentëve vullnetarë ka qenë shumë i rëndësishëm. Ata treguan përkushtim ndaj zhvillimit të arsimit të lartë dhe kanë bërë [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe projekti “Intervenimet në arsimin e lartë 2025”, nënshkruan memorandum mirëkuptimi, me qëllim të konkretizimit të mëtejmë të bashkëpunimit dhe bashkërenditjes së aktiviteteve që mbështeten nga projekti. Projekti HEI’25 ka për qëllim t’i mbështetë proceset kryesire në arsimin e lartë që ndërlidhen me përmirësimin e cilësisë. Mbështetja për AKA-së do të përqendrohet në digjitalizimin e proceseve të punës dhe ngritjen e mëtejme të kapacitetit institucional për më shumë transparencë dhe efikasitet të punës e kredibilitet më të lartë. Projekti HEI’25 financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me kontribut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë [...]