Akreditimi

About Akreditimi

This author has not yet filled in any details.
So far Akreditimi has created 588 blog entries.

KShC është dakorduar për draftet finale të standardeve për akreditim të IAL-ve dhe programeve bachelor dhe master dhe i dërgoi në debat publik

2023-08-31T14:31:45+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në vazhdimin e mbledhjes së 115-të me radhë, i ka miratuar raportet e mbetura të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit, si dhe është dakorduar për draftet finale të standardeve për akreditim institucional dhe të programeve bachelor dhe master, të cilat i ka dërguar për debat publik deri më 14 shtator 2023. Draftet e standardeve të reja janë përgatitur pas një pune dyvjeçare dhe disa dëgjimeve publike në të cilat kanë qenë të përfshirë të gjithë akterët e arsimit të lartë në Republikën e Kosovë, ndërsa procesi është financuar nga projekti [...]

KShC është dakorduar për draftet finale të standardeve për akreditim të IAL-ve dhe programeve bachelor dhe master dhe i dërgoi në debat publik2023-08-31T14:31:45+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 115-të me radhë

2023-08-25T15:00:04+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) e mbajti më 25.08.2023 mbledhjen e 115-të me radhë, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës dhe janë marrë një sërë vendimesh. KShC i ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit dhe ka marrë vendime për të njëjtat. Në këtë takim janë shqyrtuar kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë dhe janë marrë vendimet. Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka diskutuar edhe për draftin e parë të standardeve të rishikuara në nivelin bachelor dhe master, me të cilat do të procedohet për debatin [...]

Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 115-të me radhë2023-08-25T15:00:04+02:00

Delegacioni nga Agjencia e Kosovës për Akreditim viziton Gjermaninë

2023-08-24T14:52:44+02:00

Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në krye me Profesoreshën Hasnije Ilazi, Kryetare e Bordit të AKA-së dhe Naim Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, kanë zhvilluar një vizitë të rëndësishme në Bon dhe Koln të Gjermanisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të AKA-së në ENQA dhe regjistrimit në EQAR, nxitja e shkëmbimit të përvojave, dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e akreditimit dhe cilësisë në arsimin e lartë. Gjatë vizitës, Kryetarja Ilazi theksoi rolin e AKA-s në ndërkombëtarizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë. Ajo ka diskutuar [...]

Delegacioni nga Agjencia e Kosovës për Akreditim viziton Gjermaninë2023-08-24T14:52:44+02:00

Agjencia e Akreditimit përfiton nga projekti i Shteteve të Bashkuara – USKEB

2023-08-11T13:59:51+02:00

Bordit për Shkëmbim Edukativ ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës (USKEB), i ka konfirmuar Agjencisë së Kosovës për Akreditim se është pranuar për financim “Hartimi i një analize tematike për akreditimin e programeve të studimit” nëpërmes Programit të Specialistëve Fulbright. Sipas këtij projekti, një ekspert/e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përkrahë Agjencinë e Akreditimit për hartimin e një analize tematike për procesin e akreditimit në nivel të programeve të studimit. Analiza tematike është një nga kriteret që AKA duhet të plotësojë në nivel substancial. Pika 3.4 e Standardeve dhe Udhëzuesve për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Evropiane të [...]

Agjencia e Akreditimit përfiton nga projekti i Shteteve të Bashkuara – USKEB2023-08-11T13:59:51+02:00

AKA mirëpret vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së për stafin akademik

2023-07-28T14:13:55+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) e mirëpret vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për t’ua ndaluar profesorëve me kontrata të rregullta në UP të angazhohen si staf në kolegje private. Vendimi i KD të UP-së ka të bëjë edhe me ndalesën e stafit akademik që të deklarohen në AKA si staf jo i rregullt në institucione private, dhe të përfshihen në çfarëdo forme në procesin e akreditimit, përveç në UP. Për AKA-në ky vendim ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së programeve studimore në Kosovë duke hapë rrugë për përfshirjen e kuadrove të reja në institucionet e arsimit [...]

AKA mirëpret vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së për stafin akademik2023-07-28T14:13:55+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim fillon punën për rishikimin e Standardeve dhe Udhëzuesve për Akreditim

2023-07-14T14:44:13+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë dhe stafi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim në përputhje me Strategjinë dhe planin e aktiviteteve të AKA, ka mbajtur një punëtori treditore gjatë të cilës ka prodhuar draftin e parë të rishikimit të standardeve dhe udhëzuesve për akreditim institucional dhe programor. Rishikimin e standardeve e ka fasilituar një ekip ekspertësh ndërkombëtar dhe vendor, ndërsa i tërë procesi është përkrahur nga projekti HERAS+. Gjate muajve në vijim Drafti me standarde të rishikuara do të përcillet te institucionet e arsimit të lartë dhe palët tjera të interesit për debat publik, pas të cilit KShC do të merr vendim [...]

Agjencia e Kosovës për Akreditim fillon punën për rishikimin e Standardeve dhe Udhëzuesve për Akreditim2023-07-14T14:44:13+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë shqyrtoi raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit

2023-07-13T19:31:00+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 13.07.2023 mbledhjen e 114-të me radhë në të cilën janë shqyrtuar dhe është vendosur për raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit në nivel të programeve të studimit.Në këtë mbledhje KShC ka shqyrtuar edhe kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë. Gjatë ditës të gjitha institucionet e arsimit të lartë janë njoftuar me vendimet e KShC-së.Pas vendimeve të sotme të KShC-së hapet rruga për shpalljen e konkurseve për pranimin e studentëve në programet e akredituara në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Republikën [...]

Këshilli Shtetëror i Cilësisë shqyrtoi raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit2023-07-13T19:31:00+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) raportoi në Kuvend për Raportin e vitit 2022

2023-07-04T23:55:15+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka raportuar më 04.07.2023 në Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës. Në mbledhjen e drejtuar nga Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, ka prezantuar punën e Këshillit për vitin 2022 dhe vizionin për vitin 2023. Ajo ka thënë se viti 2022 është shumë i suksesshëm për faktin se AKA ka fituar statusin affiliate në Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), në bazë të zbatimit të standardeve dhe punës profesionale. Sipas Kryetares [...]

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) raportoi në Kuvend për Raportin e vitit 20222023-07-04T23:55:15+02:00

Agjencia e Akreditim dhe Qendra NARIC për vizitë studimore në Republikën Çeke

2023-06-29T14:19:21+02:00

Me qëllim të shkëmbimeve në fushën e cilësisë në arsimin e lartë, ekipi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe i Qendrës NARIC-Kosova, kanë qëndruar për tri ditë në një vizitë studimore në Republikën e Çekisë. Ky projekt është përkrahur nga Higher Education Intervention 2025 Project (HEI 25), i financiar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Austrisë (ADA). Gjatë vizitës në Qendrën ENIC-NARIC të Çekisë është diskutuar për procedurat e njohjes dhe ekuivalentimit të diplomave dhe si për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Çekisë. Si rezultat i besimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet e Kosovës, sipas homologëve çekë, deri [...]

Agjencia e Akreditim dhe Qendra NARIC për vizitë studimore në Republikën Çeke2023-06-29T14:19:21+02:00

AKA merr përkrahje nga ENQA dhe EQAR për zbatimin e standardeve evropiane në arsimin e lartë

2023-06-22T14:39:30+02:00

Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), i përbërë nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi; Zëvendëskryetari i KShC-së, profesori Klemen Miklavic; Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi dhe anëtari i KShC-së, profesori Gëzim Tosuni, për tri ditë me radhë kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel ku janë takuar me krerët e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe institucione tjera të rëndësishme në fushën e arsimit. Delegacioni nga Kosova ka marrë përkrahje nga ENQA dhe EQAR [...]

AKA merr përkrahje nga ENQA dhe EQAR për zbatimin e standardeve evropiane në arsimin e lartë2023-06-22T14:39:30+02:00
Go to Top