Këshilli Shtetëror i Cilësisë shqyrtoi aplikacionet dhe bartësit e programeve akademike
Akreditimi2021-12-22T15:10:32+02:00Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e 94-të, të mbajtur më 21.12.2021, me prezencën fizike të të gjithë anëtarëve, ka shqyrtuar dhe ka vendosur për të gjitha aplikacionet për akreditim në nivel institucional dhe në nivel të programeve studimore. Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, është bërë edhe shqyrtimi i bartësve të programeve studimore. Të gjitha institucionet e arsimit të lartë (IAL) do të njoftohen individualisht lidhur me vendimet e KShC-së. Sipas Udhëzimit Administrativ për Akreditimin, IAL-të kanë kohë një muaj që të dorëzojnë në Agjencinë e Akreditimit raportet e vetëvlerësimit, për [...]