Avokatura Shtetërore: Agjencia e Akreditimit nuk rrezikohet nga asnjë kontest gjyqësor
Akreditimi2021-11-11T14:15:00+02:00Avokati i Përgjithshëm Shtetëror, Sami Istrefi gjatë një pritje që i bëri drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka konstatuar se AKA po respekton plotësisht kornizën ligjore në Republikën e Kosovës dhe nuk rrezikohet nga asnjë kontest gjyqësor. Avokati Istrefi e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Avokaturës Shtetërore me Agjencinë e Akreditimit për të siguruar mbrojtje juridike në zbatimin e legjislacionit në fuqi. Istrefi dhe Gashi janë dakorduar që Avokatura Shtetërore do të përkrahë plotësisht Agjencinë e Akreditimit, jo vetëm për mbrojtjen juridike nëpër gjykata, por edhe për përpilimin e akteve juridike, në mënyrë që ato të [...]