KShC dhe AKA takohen me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës
Akreditimi2021-10-07T17:18:18+02:00Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, profesoresha Hasnije Ilazi së bashku me anëtaren e KSHC-së, profesoreshën Krenare Pireva-Nuçi dhe me përfaqësues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim u takuan sot me përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës. Në këtë takim u diskutua për tema të ndryshme rreth ngritjes së cilësisë së studimeve në Universitetin e Prishtinës, duke përfshirë çështje dhe sfida të ndryshme me të cilat ballafaqohen studentët. Po ashtu, nga ana e KSHC-së dhe AKA-së u bë e ditur për hapat që do të ndërmerren me qëllim të avancimit dhe përmirësimit të gjendjes aktuale në UP. Me theks [...]