Prioriteti kryesor i KShC dhe AKA është rikthimi në ENQA dhe EQAR
Akreditimi2021-10-14T12:41:34+02:00Gjatë një takimi me drejtuesit e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi ka thënë se prioriteti kryesor i institucionit që ajo drejton është kthimi i Agjencisë së Akreditimit në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrin Evropian për Rritje të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Kryetarja Ilazi tha se Agjencia e Akreditimit javën e fundit ka përditësuar planin dinamik për kthim në ENQA dhe EQAR dhe se është e kënaqur me nivelin e plotësimit të kritereve. Kreu i KShC-së ka kërkuar nga Kuvendi i [...]