Uncategorized

Këshilli Shtetëror i Cilësisë vendosi për plotësimin e Manualit për Akreditim

2021-09-09T13:52:14+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 2021, vendosi për plotësimin e Parimeve themelore të Manualit për Akreditim, respektivisht janë shtuar pikat 3, 4 dhe 5, ndërsa standardet e akreditimit në nivel të programeve dhe në nivel institucional kanë mbetur të njëjta. Në pikën 3 të parimeve të përgjithshme të Manualit për Akreditim janë plotësuar kriteret për akreditim të programeve të Mjekësisë së Përgjithshme. Në pikën 4 të parimeve të përgjithshme të Manualit për Akreditim janë plotësuar kriteret për akreditim të degëve të institucioneve të arsimit të lartë. Në pikën 5 [...]

Këshilli Shtetëror i Cilësisë vendosi për plotësimin e Manualit për Akreditim2021-09-09T13:52:14+02:00

Me financimin e Ambasadës së SHBA-së, AKA digjitalizon lëshimin e konfirmimeve për akreditim

2021-09-01T08:03:55+02:00

Të gjithë studentët dhe të diplomuarit që kanë nevojë të pajisen me vërtetime për akreditimin e programeve të tyre të studimeve, tani mund t’i nxjerrin ato online, pa pasur nevojë që të shkojnë fizikisht në Agjencinë e Akreditimit. Ky projekt është financuar nga Ambasada Amerikane, në kuadër të përkrahjes për fuqizimin e kapaciteteve të Agjencisë së Akreditimit. Kjo është një arritje e madhe, sepse përveç rritjes së sigurisë së lëshimit të dokumentacionit, dhe eliminimin e të gjitha mundësive për gabime njerëzore, kjo platformë rrit edhe besueshmërinë e dokumenteve të lëshuara nga Agjencia e Akreditimit tek partnerët ndërkombëtarë. Çdo vërtetim i [...]

Me financimin e Ambasadës së SHBA-së, AKA digjitalizon lëshimin e konfirmimeve për akreditim2021-09-01T08:03:55+02:00

Agjencia e Akreditimit synon të përfitojë nga fondet e BE-së IPA II

2021-08-20T13:10:53+02:00

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim(AKA), Naim Gashi, e ka pritur në takim, z. Stergios Tragoudas, menaxher i Programit për zhvillimin e arsimit dhe resurseve humane, në Zyrën e BE-në në Prishtinë. Në takim është diskutuar për planifikimin e përkrahjes së AKA-së në kuadër të projekteve të BE-së IPA II. z. Tragoudas ka thënë se në raportin e fundit Komisioni Evropian e ka vlerësuar shumë pozitivisht punën e AKA-së. Ata kanë diskutuar për përkrahjen financiare për Agjencinë e Akreditimit në kuadër të Projektit IPA II, për të forcuar kapacitetet e Agjencisë së Akreditimit dhe për plotësimin e rekomandimeve për kthim [...]

Agjencia e Akreditimit synon të përfitojë nga fondet e BE-së IPA II2021-08-20T13:10:53+02:00

Publikohen të gjitha vendimet dhe raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit

2021-08-13T12:35:50+02:00

Me qëllim të transparencës së plotë dhe llogaridhënies ndaj publikut, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar sot (13.08.2021) të gjitha vendimet dhe raportet përfundimtare të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. https://akreditimi.rks-gov.net/vendime/ Transparenca dhe llogaridhënia e plotë, janë një nga rekomandimet e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), të cilin AKA po e zbaton në plotni. Procesi i akreditimit për programet e vitit akademik 2021/2022, ka filluar në janar të këtij viti dhe ka përfunduar me sukses më 27 korrik 2021, kur Këshilli Shtetëror i Cilësisë, vendosi për raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Pas disa [...]

Publikohen të gjitha vendimet dhe raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit2021-08-13T12:35:50+02:00

Lista me programet e akredituara për vitin e ri akademik 2021/2022

2021-08-06T14:00:21+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka publikuar më 06.08.2021 listën me programet e akredituara në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës për vitin e ri akademik 2021/2022. Në listën e vendimeve me programet e akredituara përfshihen vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) të datës 27.07.2021, por edhe programet që kanë pasur akreditim të mëhershëm. Njoftohem të gjithë studentët e rinj, se asnjë program akademik i cili nuk ndodhet në këtë listë, nuk është valid në Republikën e Kosovës. Procesi i akreditimit ka filluar në muajin janar të vitit 2021, fillimisht me akreditimin institucional, ndërsa më pas ka [...]

Lista me programet e akredituara për vitin e ri akademik 2021/20222021-08-06T14:00:21+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë vendosi për raportet e ekspertëve ndërkombëtarë

2021-07-27T20:06:52+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) me datë 27.07.2021 mbajti mbledhjen e 87-të me radhë. Në kuadër të pikave të rendit të ditës u shqyrtuan raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit në nivel institucional dhe të programeve. KShC ka marrë vendim për të gjitha raportet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në këtë mënyrë është krijuar mundësia për hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin e ri akademik 2021/2022 në të gjitha institucionet dhe programet e akredituara në Republikën e Kosovës. Po ashtu, KShC ka shqyrtuar dhe ka marrë vendim për të gjitha ankesat dhe [...]

Këshilli Shtetëror i Cilësisë vendosi për raportet e ekspertëve ndërkombëtarë2021-07-27T20:06:52+02:00

CEENQA prezanton AKA-në si storie të suksesit në menaxhimin e akreditimit

2021-07-21T11:33:51+02:00

Rrjeti i Evropës Qendrore dhe Lindore të Agjencive të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (CEENQA), për herë të dytë brenda gjashtë muajsh, edhe në muajin korrik 2021, e ka prezantuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) si storie të suksesit në menaxhimin e procesit të akreditimit dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. CEENQA në revistën e muajit korrik 2021, e ka vlerësuar lartë përfundimin e procesit të akreditimit të 239 programeve akademike në Kosovë, përkundër shumë kufizimeve në kohë pandemie. CEENQA e ka prezantuar punën e suksesshme të AKA-së në këto fusha: - Draftimin e Ligjit për [...]

CEENQA prezanton AKA-në si storie të suksesit në menaxhimin e akreditimit2021-07-21T11:33:51+02:00

Drejtori i Agjencisë së Akreditimit u prit në Ambasadën Amerikane në Prishtinë

2021-07-02T17:50:43+02:00

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, u prit në takim nga përfaqësuesit e Seksionit të Diplomacisë Publike, në Ambasadën e SH.B.A.-së në Prishtinë, ku u diskutua për projektet që janë duke u zbatuar. Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e rritjes së cilësisë së arsimit të lartë dhe ndërlidhjen e sistemit të arsimit me tregun e punës. Një temë tjetër e takimit ishte rëndësia e pavarësisë institucionale të Agjencisë së Akreditimit, transparenca dhe llogaridhënia, në mënyrë që të nxitet zhvillimi i sistemit të arsimit të lartë në Kosovë.

Drejtori i Agjencisë së Akreditimit u prit në Ambasadën Amerikane në Prishtinë2021-07-02T17:50:43+02:00

Profesoresha Hasnije Ilazi u zgjodh kryetare e KSHC-së

2021-06-28T16:03:34+02:00

Nën kryesimin e Ministres se Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Republikës së Kosovës, ka vazhduar mbledhjen konstituive, ku është zgjedhur kryesia e re: profesoresha Hasnije Ilazi u zgjodh kryetare, ndërsa profesoresha Cassie Barnhardt nënkryetare. Konform Udhëzimit Administrativ, mbledhja e parë konstituive udhëhiqet nga Ministrja e MASHTI-të. Këshilli Shtetëror i Cilësisë përbëhet prej 9 anëtarëve, 6 anëtarë vendorë dhe 3 anëtarë ndërkombëtarë.

Profesoresha Hasnije Ilazi u zgjodh kryetare e KSHC-së2021-06-28T16:03:34+02:00

HERAS Plus dhe AKA lansuan Manualin e Akreditimit për ekspertë ndërkombëtarë

2021-06-08T07:47:42+02:00

Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA) dhe Projekti Arsimi i Lartë, Kërkimi dhe Shkencat e Zbatuara Plus prezantuan Udhëzimet për Akreditimin e Jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programet e Studimit, një Manual Induksioni dhe Trajnimi i zhvilluar për të siguruar udhëzime të bazuara në praktikë për ekspertët ndërkombëtarë të vlerësimit të kryejë një vlerësim të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) në Kosovë në emër të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AKA). Manuali është jetik pasi Agjencia do ta përdorë atë për t'u ofruar ekspertëve trajnim zyrtar në temat përkatëse të procesit të akreditimit dhe kuptimin [...]

HERAS Plus dhe AKA lansuan Manualin e Akreditimit për ekspertë ndërkombëtarë2021-06-08T07:47:42+02:00
Go to Top