Agjencia e Akreditimit organizoi punëtori për rregulloret që dalin nga Ligji i ri për AKA-në
Akreditimi2023-12-28T13:19:44+02:00Me mbështetje të projektit HEI’25, Agjencia e Kosovës për Akreditim për tri ditë me radhë ka mbajtur punëtorinë në të cilën janë diskutuar aktet nënligjore që dalin nga Ligji i ri për AKA-në. Në këtë punëtori kanë marrë pjesë Bordi i AKA-së, administrata, Komisioni i Ankesave, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Projekti HEI’25 financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me kontribut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.