KShC themeloi Grupin punues për hartimin e rregulloreve që dalin nga Ligji i AKA-së
Akreditimi2023-10-20T16:28:38+02:00Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 117-të të mbajtur më 20.10.2023, themeloi Grupin punues për hartimin e rregulloreve që dalin nga Ligji i ri i AKA-së. Ky grup do të përbëhet nga përfaqësues të KShC-së, AKA-së, Komisionit të Ankesave, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Konferencës së Rektorëve, Institutit UPCO dhe përfaqësuesit të shoqërisë civile. Në mbledhjen e KShC-së janë shqyrtuar disa raporte të monitorimeve. Gjithashtu janë shqyrtuar kërkesat dhe ankesat e parashtruara. Këshilli ka diskutuar lidhur me listën e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit dhe [...]