Agjencia e Kosovës për Akreditim është shpallur fituese e grantit TAIEX
Akreditimi2022-03-15T12:44:10+02:00Agjencia e Kosovës për Akreditim është shpallur fituese e grantit TAIEX, program i Bashkimit Evropian i dedikuar për asistencë dhe mbështetje për institucionet me aspirata euro-integruese. Projekti ka për qëllim që të mbështes AKA-në në procesin e adoptimit dhe implementimit të Standardeve dhe Udhëzuesve Evropian të Sigurimit të Cilësisë (ESG 2015). Projekti i iniciuar dhe draftuar nga z. Shkelzen Gërxhaliu dhe prof. Krenare Pireva Nuci i siguron institucionit të AKA-së që të ofrohet edhe një hap më tutje në synimin e saj për anëtarësim në ENQA dhe EQAR, duke siguruar se në Republikën e Kosovës zbatohen standarde dhe kritere të cilësisë [...]