KShC për vizitë në Kolegjin Rezonanca, bisedohet për tejkalimin e pasojave të pandemisë
Akreditimi2021-10-21T12:03:32+02:00Gjatë një vizite në Kolegjin Rezonanca, anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe drejtues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) kanë biseduar me menaxhmentin dhe stafin akademik të këtij institucioni, për tejkalimin e pasojave që ka lënë pandemia në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë. Dy palët u dakorduan që orët praktike të humbura gjatë pandemisë duhet të kompensohen gjatë këtij viti ose vitin e ardhshëm, në mënyrë që njohuritë dhe shkathtësitë e studentëve të jenë në harmoni me standardet e cilësisë. Anëtarët e KShC-së, profesoresha Krenare Pireva Nuçi dhe profesori Dukagjin Zeka, prezantuan punën e KShC-së në [...]