Agjencia e Akreditimit filloi procesin e monitorimit për vitin akademik 2025/2026
Akreditimi2025-10-08T11:06:45+02:00Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), përmes Divizionit të Monitorimit, ka filluar zbatimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2025/2026. Gjatë kësaj periudhe, ekipi i AKA-së do të zhvillojë vizita informuese në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, me qëllim që t’i njoftojë ato me procesin e monitorimit, në përputhje me Rregulloren e re për Monitorim, e cila ka hyrë në fuqi këtë vit. Rregullorja është dërguar më herët tek të gjitha institucionet dhe është publikuar edhe në faqen zyrtare të AKA-së. Këto takime informuese po organizohen gjithashtu duke u bazuar në rekomandimet e institucioneve [...]