KSHC ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë; hapet rruga për shpalljen e konkurseve
Akreditimi2022-07-01T10:39:43+02:00Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 101-të, të mbajtur më 30.06.2022, ka shqyrtuar dhe aprovuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë, duke krijuar mundësinë për shpalljen e konkurseve për pranimin e studentëve në të gjitha programet e akredituara. Edhe përkundër volumit të madh të punëve dhe me staf të limituar, AKA ka arritur që me kohë t'i vlerësojë programet që kanë qenë në proces të akreditimit. AKA ju bën thirrje të gjithë studentëve që para se të vendosin për të aplikuar në ndonjë program të të gjitha IAL-ve në Kosovë, të vizitojnë ueb faqen [...]