Komisioni Evropian: Agjencia e Akreditimit ka zbatuar rekomandimet e ENQA-s
Akreditimi2022-10-13T17:33:47+02:00Komisioni Evropian, në Raportin për Kosovës që u publikua më 12.10.2022 në Bruksel, ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim ka zbatuar rekomandimet e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) që lidhen me pavarësi institucionale dhe financiare. “Pas përjashtimit nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA) ka zbatuar rekomandimet që kanë të bëjnë me pavarësinë institucionale dhe financiare, si dhe rritjen e numrit të stafit”, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovë. Pavarësia institucionale dhe financiare dhe rritja e kapaciteteve humane kanë qenë rekomandimet kryesore [...]