AKA ka hartuar Rregulloren për Procedurat e Përgjithshme dhe ka rishikuar Kodin e Etikës
Akreditimi2025-03-01T14:49:02+02:00Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 26 dhe 27 shkurt 2025, ka mbajtur një punëtori në të cilën janë hartuar dhe diskutuar Rregullorja për Procedurat e Përgjithshme në AKA dhe është shqyrtuar rishikimi i Kodit të Etikës. Qëllimi i Rregullores për Procedura të Përgjithshme është të sigurojë rregullimin dhe standardizimin e të gjitha procedurave të lidhura me proceset e AKA-së për institucionet e arsimit të lartë dhe programet e tyre në Republikën e Kosovës, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë. Nëpërmes kësaj rregulloreje synohet që të vendoset një kornizë e qartë dhe transparente për [...]