Uncategorized

Komisioni i Ankesave i AKA-së miratoi Rregulloren në harmoni me ligjin e ri

2024-01-16T21:37:40+02:00

Komisioni i Ankesave i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 5 janar 2024, e ka miratuar Rregulloren e punës e cila është në harmoni me Ligjin e ri të AKA-së. Kryetari i Komisionit të Ankesave, profesori Ibish Mazreku, ka thënë se bazuar në Ligjin e AKA-së janë qartësua kompetencat, puna dhe fushë veprimtaria e Komisionit dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në trajtimin e të gjitha ankesave. Profesori Mazreku ka thënë se për aprovimin e Rregullores për Komisionin e Ankesave janë zbatuar të gjitha procedurat e legjislacionit të Republikës së Kosovës në fuqi. Komisioni i ankesave [...]

Komisioni i Ankesave i AKA-së miratoi Rregulloren në harmoni me ligjin e ri2024-01-16T21:37:40+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 119-të

2023-12-28T11:11:56+02:00

Më 21 dhjetor 2023, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur mbledhjen e 119-të në të cilën ka shqyrtuar dhe ka vendosur për një pjesë të aplikacioneve për akreditim të programeve të studimit. Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, një pjesë e tyre do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, KSHC ka diskutuar për planin e aktiviteteve për vitin 2024 si dhe ka shqyrtuar kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 119-të2023-12-28T11:11:56+02:00

Agjencia e Akreditimit organizoi punëtori për rregulloret që dalin nga Ligji i ri për AKA-në

2023-12-28T13:19:44+02:00

Me mbështetje të projektit HEI’25, Agjencia e Kosovës për Akreditim për tri ditë me radhë ka mbajtur punëtorinë në të cilën janë diskutuar aktet nënligjore që dalin nga Ligji i ri për AKA-në. Në këtë punëtori kanë marrë pjesë Bordi i AKA-së, administrata, Komisioni i Ankesave, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Projekti HEI’25 financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me kontribut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Agjencia e Akreditimit organizoi punëtori për rregulloret që dalin nga Ligji i ri për AKA-në2023-12-28T13:19:44+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë aprovoi aplikacionet për akreditim institucional

2023-11-22T12:05:40+02:00

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 118-të, të mbajtur më 21.11.2023, i ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet për akreditim institucional dhe i ka aprovuar ato. Në këtë mbledhje, KShC i ka analizuar aplikacionet për akreditim të programeve dhe ka diskutuar për dinamikën e zbatimit të këtij procesi gjatë vitit të ardhshëm. Këshilli Shtetëror i Cilësisë i ka shqyrtuar aplikacionet dhe ka vendosur për plotësimin e listës së ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar kërkesat dhe ankesat drejtuar KShC.  

Këshilli Shtetëror i Cilësisë aprovoi aplikacionet për akreditim institucional2023-11-22T12:05:40+02:00

Mbahet takimi i parë i Grupit punues për hartimin e akteve nënligjore të AKA-së

2023-11-10T16:33:35+02:00

Më 8 nëntor 2023, u mbajt takimi i parë i Grupit punues për hartimin e akteve nënligjore që dalin nga Ligji për AKA-në. Ky grup punues përbëhet nga përfaqësues të Këshillit Shtetëror të Cilësisë i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Komisionit të Ankesave në AKA, si dhe përfaqësues nga MASHTI, Ministria e Financave, Instituti UPCO Cluster, Konferenca e Rektorëve dhe Shoqëria Civile. Kryesuesja e grupit punues, njëherit kryetarja e KSHC-së, znj. Hasnije Ilazi njoftoi të pranishmit me planin e punës të këtij grupi i cili ka për qëllim zhvillimin e akteve nënligjore që dalin nga Ligji për AKA-në. Anëtarët e grupit [...]

Mbahet takimi i parë i Grupit punues për hartimin e akteve nënligjore të AKA-së2023-11-10T16:33:35+02:00

Progres i jashtëzakonshëm në sigurimin e cilësisë në Kosovë dhe sfidat e ardhshme

2023-11-09T17:18:47+02:00

Përfundimet e nxjerra nga Konferenca Ndërkombëtare e AKA-së 2023 për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë Të mbledhura dhe të shkruara nga Klemen Miklavič, Aqim Emurli dhe Arta Basha-Jakupi Prishtinë, 26.09.2023 Hyrje Kosova është vend i ri evropian sui generis. Anketat dhe atmosfera e përgjithshme në popullatën e saj tregon qartë afinitetin me vlerat dhe normat evropiane. Identiteti i fortë evropian i bën banorët dhe shoqërinë e Kosovës ndër komunitetet më të orientuara drejt BE-së në mbarë Evropën. Prandaj, ekziston një legjitimitet i fortë për miratimin e zgjidhjeve normative evropiane në të gjithë sektorët, përfshirë arsimin e lartë. Sigurimi i [...]

Progres i jashtëzakonshëm në sigurimin e cilësisë në Kosovë dhe sfidat e ardhshme2023-11-09T17:18:47+02:00

Komisioni Evropian: AKA ka zbatuar rekomandimet për pavarësi institucionale dhe operacionale

2023-11-08T23:44:34+02:00

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, i publikuar në Bruksel më 08.11.2023, e vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) si institucion që ka zbatuar rekomandimet për pavarësi institucionale e operacionale si dhe për rritjen e kapaciteteve. “Në shtator 2022, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) mori statusi i anëtarit affiliate të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Agjencia është aktualisht në procesin e aplikimit për anëtarësim në ENQA dhe Regjistrin Evropian të Sigurisë së Cilësisë. Kosova ka miratuar Ligjin për AKA-në, që synon të rrisë pavarësinë operative të agjencisë dhe transparencën e [...]

Komisioni Evropian: AKA ka zbatuar rekomandimet për pavarësi institucionale dhe operacionale2023-11-08T23:44:34+02:00

Përfundoi me sukses deklarimi i 2700 pjesëtarëve të stafit akademik në platformën ‘E-Akreditimi’

2023-11-09T00:03:22+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me shumë sukses procesin e deklarimit të 2700 pjesëtarëve të stafit akademik të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. Sipas legjislacionit në fuqi, koha e deklarimit të stafit akademik për vitin e ri të studimeve është nga data 1 deri më 31 tetor dhe ky proces është kryer me shumë sukses. Si rezultat i avancimit të sistemit dhe ngritjes së resurseve humane, AKA konfirmon se platforma elektronike ‘E Akreditimi’ ka qenë aktive dhe nuk ka pas asnjë problem teknik në funksionimin e saj. Për të përfunduar me sukses [...]

Përfundoi me sukses deklarimi i 2700 pjesëtarëve të stafit akademik në platformën ‘E-Akreditimi’2023-11-09T00:03:22+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim nënshkruan kontratë për digjitalizim të proceseve

2023-10-25T13:32:08+02:00

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka nënshkruar kontratë me operatorin ekonomik për digjitalizimin e proceseve të brendshme, me mbështetje të projektit HEI25. Projekti ka për qëllim që t’i digjitalizojë proceset dhe shërbimet e brendshme të AKA-së, përfshirë këtu aplikimin për akreditim, proceset monitoruese, deklarimin e stafit akademik, informimin akademik, gjenerimin e konfirmimeve etj. Softueri për akreditim, i cili do të zhvillohet me këtë rast, do të ketë 6 lloje të ndryshme të shfrytëzuesve: anëtarët e KShC-së, zyrtarët e AKA-së, ekspertët ndërkombëtarë, menaxhmentin dhe stafin e IAL-ve, studentët. Ky softuer do të mundësojë interaksion në mes të akterëve të ndryshëm, sipas detyrës [...]

Agjencia e Kosovës për Akreditim nënshkruan kontratë për digjitalizim të proceseve2023-10-25T13:32:08+02:00
Go to Top